RTSH 24 Live

Aktualitet

Shtëpia e Bardhë detajon planet për të vaksinuar 28 milionë fëmijë të moshës 5-11 vjeç

20/10/2021

Shtëpia e Bardhë detajon planet për të vaksinuar 28 milionë fëmijë të moshës 5-11 vjeç

Fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç së shpejti do të mund të vaksinohen ndaj COVID-19 tek mjekët pediatër, farmacinë lokale dhe ndoshta dhe në shkolla, tha Shtëpia e Bardhë të mërkurën ndërsa paraqiste detaje për autorizimin e pritshëm të vaksinës Pfizer për fëmijët nën 12 vjeç brenda disa javësh.

Rregullatorët federalë do të takohen gjatë dy javëve të ardhshme për të analizuar vaksinat për fëmijët, pas studimeve të hollësishme për sigurinë e tyre. Brenda disa orësh pas miratimit zyrtar, që pritet pas takimit të panelit të ekspertëve të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të planifikuar për 2-3 nëntor, vaksinat do të fillojnë të përhapen në gjithë vendin, me doza më të vogla për fëmijët e vegjël 5-11 vjeç.

Administrata e presidentit Biden vë në dukje se fushata në shkallë vendi për të vaksinuar fëmijët e vegjël do të jetë më e lehtë sesa fillimi i vaksinimit para 10 muajsh, që u shoqërua me pritje të gjata.

SHBA ka rezerva të mjaftueshme të vaksinës Pfizer për të vaksinuar afërsisht 28 milionë fëmijë, thanë zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë.

Shtëpia e Bardhë po përgatitet për një fushatë për të ndërgjegjësuar prindërit dhe fëmijët për sigurinë e vaksinave dhe lehtësinë e marrjes së tyre.