RTSH 24 Live

Sociale

Shtegu i ngjyrave në Kukës - Muajt maj, qershor dhe korrik, më të përshtatshëm për t’a vizituar

23/05/2024

Shtegu i ngjyrave në Kukës - Muajt maj, qershor dhe korrik, më të përshtatshëm për t’a vizituar

Shtegu i ngjyrave rezulton ndër pikat turistike në Kukës   me më shumë interes për t’u vizituar nga turistët. Muajt maj, qershor dhe korrik janë më të përshtatshmit për t’a frekuentuar për shkak të bimësisë.

Shtegu i ngjyrave shtrihet në pllajën e kullotave sub alpina të parkut natyror. Bëhet më i frekuentuar sepse në periudhën qershor-korrik çelin lulet dhe për këtë arsye ka marrë emrin shtegu i ngjyrave”, tha Lefter Gjana, Drejtor i ADZM Kukës.

Promovimi në rrjete sociale ka ndikuar në shtimin e interesit të turistëve për shtegun e ngjyrave. Të shumtë janë të huajt që e zgjedhin si destinacion shtegun e ngjyrave. Shtegu i ngjyrave përgjatë vitit 2023 rezultoi pika turistike më e vizituara në Kukës.

/RTSH/