RTSH 24 Live

Kuriozitete

Shtatë vitet e fundit, më të nxehtit në histori

10/01/2022

Shtatë vitet e fundit, më të nxehtit në histori

Shtatë vitet e fundit kanë qenë më të nxehtat në histori, sipas të dhënave të reja nga sistemi satelitor i BE-së.
Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike Copernicus tha se viti 2021 ishte viti i pestë më i ngrohtë, me nxehtësi rekord në disa rajone, shkruan BBC. Sasia e gazeve ngrohëse në atmosferë vazhdon të rritet. Qeveritë janë të përkushtuara për të kufizuar rritjen e temperaturës globale në 1.5C për të frenuar ndryshimet klimatike. Por, shkencëtarët paralajmërojnë se koha po mbaron me shpejtësi. Kostot mjedisore, njerëzore dhe ekonomike të temperaturave më të nxehta tashmë po shihen globalisht. “Këto ngjarje janë një kujtesë e fortë e nevojës për të ndryshuar mënyrat tona, për të ndërmarrë hapa vendimtarë dhe efektivë drejt një shoqërie të qëndrueshme dhe për të punuar drejt reduktimit të emetimeve neto të karbonit”, shpjegon Carlo Buontempo, drejtor i Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Copernicus. Të dhënat e Copernicus vijnë nga një plejadë satelitësh Sentinel që monitorojnë Tokën nga orbita, si dhe matjet e marra në nivelin e tokës.