RTSH 24 Live

Sociale

Shqiptarët i rikthehen udhëtimeve, vendi ynë në listën e turistëve spanjollë dhe anglezë

26/11/2022

Shqiptarët i rikthehen udhëtimeve, vendi ynë në listën e turistëve spanjollë dhe anglezë

2022 rikthen fuqishëm flukset hyrëse dhe dalëse të qytetarëve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar. Vetëm përgjatë muajit tetor janë në total 754.385 individë të cilët kanë shkelur tokën shqiptare ku 48.4% janë të huaj. Kjo shifër shënon një rritje prej 25,4 %, krahasuar me tetor 2021.

I njejti trend vërehet edhe përgjatë dhjetëmujorit 2022 ku vendet që kanë kontribuar më së shumti janë shtetasit spanjollë me një rritje prej 3,8 herë, ata angleze me 97,6 % dhe shtetasit zviceranë me rritjen më të ulët me 13,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Por edhe qytetarët shqiptarë duket se e kanë shfrytëzuar 10-mujorin e 2022 për të lëvizur jashtë vendit.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Pergjithshme të Policisë së Shtetit, përpunuar nga INSTAT, janë në total 4.783.911individë që kanë kaluar pikat doganore duke shënuar një rritje me 35,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Referuar rrugëve që qytetarët po zgjedhin për të mbërritur në Shqipëri janë aeroportet që kanë shënuar rritjen më të madhe me 75,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me pas pikat detare me 47,5%

I njejti trend vërehet  edhe me shtetasit të cilët kanë lënë territorin shqiptar ku nga pikat ajrore ka një rritje me 77,0 %, dhe nga pikat detare rritja është me 57,5 %.

/rtsh/