RTSH 24 Live

Ekonomi

Shqipëria, vendi i parë në rajon për eksportet bujqësore

14/07/2021

Shqipëria, vendi i parë në rajon për eksportet bujqësore

Shqipëria është një ndër eksportuesit e parë në rajon. Për 6-mujorin e parë të vitit 2021 eksporti total i produkteve bujqësore ka patur rritje me 17 % krahasuar me një vit më parë. Në një intervistë për tvsh zv ministri i Bujqësisë Dhimo Kote thekson se ky vit ka qënë me i mbarë për prodhimin vendas duke qënë pranishëm kështu edhe ne vendet e rajonit dhe Bashkimit Europian.

Sipas zv.ministrit të bujqësisë pandemia ka sjell një rënia të fuqisë blerëse ne vend dhe kjo ka ndikuar në rënien e bizneseve. Por sipas Kote cmimet e produkteve bujqësorë janë normale dhe kanë një standart sipas tregut të përgjithshëm.

Deri tani në vendin tonë janë rreth 150 pika grumbullimi te fruta perimeve të cilët meren me eksportin. Qeveria ka si objektiv për ta trefishuar sipërfaqet e mbjella.