RTSH 24 Live

Ekonomi

Shqipëria prodhon autoambulanca për në Ukrainë

28/04/2023

Shqipëria prodhon autoambulanca për në Ukrainë

Një fabrikë në Shqipëri po prodhon autoambulanca që do të dhurohen për Ukrainën.
Duke bërë të ditur këtë lajm kryeministri Edi Rama njoftoi në rrjetet sociale se sipërmarrësja shqiptare Arjeta Puca, është përzgjedhur nga OKB, për të prodhuar 500 autoambulanca që do të dhurohen për Ukrainën. 

Së bashku me familjen Arjeta ka themeluar në vitin 2016, kompaninë TIMAK, duke prodhuar deri tani mbi 150 autoambulanca, për spitalet shqiptare si edhe për vendet fqinje si Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Turqa etj.

 

/ rtsh.al /