RTSH 24 Live

Politikë

Shqipëria në KS të OKB-së, voton Xhaçka

11/06/2021

Shqipëria në KS të OKB-së, voton Xhaçka

Në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në New York, po votohet për 5 shtetet e reja të cilat do të jenë anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit për periudhën 2022-2023, mes tyre Shqipëria. Votën e hodhi edhe Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë Olta Xhaçka.
Shqipëria duket se është një hap larg, drejt uljes në tryezën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, një organizëm i rëndësishëm i vendimmarrjes për të gjithë botën. Kjo është tentativa e dytë e Shqipërisë për të qenë anëtare e Këshillit të Sigurimit, ndërsa shtetet po votojnë në mënyrë të fshehtë.