RTSH 24 Live

Aktualitet

Shqipëria drejt dozës së katërt të vaksinës anti Covid

14/01/2022

Shqipëria drejt dozës së katërt të vaksinës anti Covid

Shumë shtete po aplikojnë dozën e katërt anti Covid. Izraeli është shteti i parë që ka nisur dhënien e dozës së katërt të vaksinës. Por ka edhe shtete që janë kundër saj, siç ishin qëndrimet më të fundit të ekspertëve të Britanisë së Madhe. Por në Shqipërisë si do të veprohet? Aktualisht institucionet e shëndetësisë kanë rekomanduar dhënien e dozës së tretë dhe akoma nuk ka ndonjë vendim për marrjen e dozës së katërt. 

Por ekspertja Silva Bino, ka deklaruar se në Shqipëri mund të lejohet që të bëhen doza e katërt e vaksinës dhe kjo për ata persona që kanë rënie të imunitetit. Bino duke folur për mediat u shpreh se mund të bëjë vetëm një grup i caktuar qytetarësh që kanë frenim të imunitetit .

“Mund ta bëjnë”, tha Bino.

Por cilët janë personat që konsiderohen me frenim të imunitetit? “Ata me tumore, transplante”, tha Bino.

Shumë qytetarë të cilët kanë aplikuar vaksinën kineze kanë rendur të masin antitrupat që kanë në organizëm, por sipas Binos matja e antitrupave nuk është një tregues për të bërë ose dozë tjetër vaksine.

“Është gabim sepse nuk dimë sa antitrupa duhet të kesh që të konsiderohesh i mbrojtur”, tha Bino.