RTSH 24 Live

Rajon

Shqipëria dhe Kosova në mesin e shtatë vendeve në stërvitjen "Anadolu-21"

03/07/2021

Shqipëria dhe Kosova në mesin e shtatë vendeve në stërvitjen "Anadolu-21"

Stërvitja e Forcave të Bashkuara Speciale "Anadolu-21" e cila zhvillohet nën organizimin e Komandës së Forcave Speciale të Turqisë, vazhdon me pjesëmarrjen e "Forcave Speciale" nga 7 vende, njofton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga llogaria e medias sociale të Ministrisë turke të Mbrojtjes bëhet e ditur se  Stërvitja e Forcave të Bashkuara Speciale "Anadolu-21" e cila ka filluar më 28 qershor vazhdon me pjesëmarrjen "de facto" të elementëve të forcave speciale të Turqisë, Shqipërisë, Azerbajxhanit, Katarit, Kazakistanit, Pakistanit dhe Uzbekistanit ndërsa edhe me pjesëmarrjen si vëzhgues të Kosovës dhe Mongolisë.

Stërvitja nën organizimin e Komandës së Forcave Speciale të Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, zhvillohet në Ankara me qëllimin për të zhvilluar miqësinë, bashkëpunimin dhe koordinimin ndërmjet elementëve të Forcave Speciale, për të ndarë informacionin dhe përvojën reciproke si dhe zhvillimin e aftësisë për të kryer operacione së bashku.