RTSH 24 Live

Aktualitet

Shqipëria dhe Gjermania, bashkëpunim për forcimin e sigurisë kibernetike

18/02/2023

Shqipëria dhe Gjermania, bashkëpunim për forcimin e sigurisë kibernetike

Shqipëria dhe Gjermania synojnë forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën kibernetike.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, gjatë vizitës zyrtare në Mynih, ku mori pjesë në Konferencën e Sigurisë, zhvilloi një takim pune me Siemtje Möller, Sekretare e Shtetit për Parlamentin në Ministrinë Federale të Mbrojtjes së Gjermanisë.

“Një vëmendje e shtuar e Gjermanisë për forcimin e sigurisë kibernetike në Shqipëri”, u shpreh Peleshi në një postim në rrjetet sociale.

Ministri u shpreh se, mirëpriti bashkëpunimin e mëtejshëm në fushën e mbrojtjes, me theks bashkëveprimin për stabilitet rajonal.