RTSH 24 Live

Sociale

Shqipëria 110 vjet shtet, Gëzuar Ditën e Flamurit! Festë dhe aktivitete në të gjithë vendin! Edhe Google ‘vishet’ kuqezi

28/11/2022

Shqipëria 110 vjet shtet, Gëzuar Ditën e Flamurit! Festë dhe aktivitete në të gjithë vendin! Edhe Google ‘vishet’ kuqezi

28 Nëntori shënon Ditën e Flamurit për të gjithë kombin shqiptar, ndërsa Shqipëria shënon 110 vjetorin e pavarësisë dhe krijimit të shtetit sovran.

Për këtë rast janë organizuar shumë aktivitete në të gjithë vendin, ndërsa qendra e festimeve do të jetë Vlora aty ku dhe më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin duke shpallur Shqipërinë shtet sovran.

Sot është një ditë festive për të gjithë shqiptarët, ku flamuri me shqiponjën dykrenore dhe ngjarat kuqezi mbizotërojnë në të gjithë vendin. Organizimet nuk do të mungojnë as jashtë kufijve, ku komuniteti shqiptar në SHBA dhe jo vetëm, si dhe shqiptarët në Kosovë do të zhvillojnë nderimet për dëshmorët dhe aktivitete të ndryshme.

Për këtë festë edhe motori i kërkimit Google ka surprizuar shqiptarët duke u ‘veshur’ me flamurin shqiptar.

Radio Televizionin Shqiptar ju uron të gjithë shqiptarëve Gëzuar Ditën e Flamurit.

/rtsh.al/