RTSH 24 Live

Kosovë

Shqetësimet për rifillim të konflikteve/ Macron flet për situatën e Kosovë :Dy shtetet të arrijnë marrëveshje

16/11/2023

Shqetësimet për rifillim të konflikteve/ Macron flet për situatën e Kosovë :Dy shtetet të arrijnë marrëveshje

 Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë qëndrimit të tij në Lozanë, ka takuar presidentin e Konfederatës Zvicerane, Alain Berset.

Sipas medias “24heures” gjatë fjalimit të tij, Macron u pyet në takimin që dyshja zhvilloi me studentë të Universitetit të Lozanës edhe për situatën në Kosovë.

 “Janë qetësuar paksa tani”, tha Macron, duke nënvizuar shpresën e tij se liderët e dy vendeve, do të pranojnë planin.

Megjithatë, presidenti francez frikësohet për konflikte ndëretnike që po zhvillohen nëpër pjesë të ndryshme të botës.

“Jam i shqetësuar, por nuk jam i shqetësuar për rifillimin e konfliktit në Kosovë”, deklaroi Macroni.

Gjatë kohës sa po mbahej ky takim, para ndërtesës u zhvillua një protestë pro-palestineze. Policia bllokoi turmën.

Gjithashtu, gjatë të enjtes, në Bruksel po zhvillohen takime të ndara në nivel kryenegociatorësh me emisarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe shefi i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq janë takuar ndarazi me emisarin Lajçak.

Nuk dihet nëse këto takime kanë prodhuar kushtet e nevojshme për një takim trepalësh.

/rtsh.al/