RTSH 24 Live

Kosovë

Shpërthimi në Zveçan, policia jep detaje

4 orë para

Shpërthimi në Zveçan, policia jep detaje

Një shpërthim ka ndodhur afër një pompe të benzinës në qendër të Zveçanit rreth mesnatës.

Zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani, ka konfirmuar rastin, derisa tha se  nuk ka të lënduar nga shpërthimi.

Gjithashtu, ai ka njoftuar se  ka dëme materiale në shtëpizën e pompës së benzinës dhe disa vetura në afërsi.

Elshani ka deklaruar se njësitet përkatëse janë në vendin e ngjarjes, e se aktualisht s’mund të dihet çka ka shkaktuar shpërthimin

 

/rtsh.al/