RTSH 24 Live

Aktualitet

Shpërthimi në derën e shtëpisë së kreut të FSHF, Armando Duka, arrestohet autori i dyshuar

25/01/2022

Shpërthimi në derën e shtëpisë së kreut të FSHF, Armando Duka, arrestohet autori i dyshuar

Personi, i cili dyshohet se ka vënë eksplozivin në derën e kreut të FSHF, Armando Duka, është arrestuar nga policia. Sot në mbrëmje ka rënë në prangat e policisë 34-vjeçari A.H . Ai raportohet se është pronar i një biznesi privat në qytetin bregdetar të Durrësit. Mbeten të paqarta motivet apo konflikti që ka mes personi të prangosur dhe Dukës, që e kanë shtyrë të kryejë këtë veprim. 34-vjeçari po merret në pyetje në ambientet e Policisë së Shtetit. Uniformat blu thonë se kanë të gjitha provat që e inkriminojnë A. H, si autorë i kësaj ngjarjeje.