RTSH 24 Live

Botë

Shpërthimi i Tongës, dërgoi ujë në atmosferë sa për të mbushur 58,000 pishina olimpike, ka gjasa të ngrohë sipërfaqen e tokës

04/08/2022

Shpërthimi i Tongës, dërgoi ujë në atmosferë sa për të mbushur 58,000 pishina olimpike, ka gjasa të ngrohë sipërfaqen e tokës

Vullkani nënujor Hunga Tonga-Hunga Ha'apai në  veri të kryeqytetit të Tongës, një nga shpërthimet vullkanike më të fuqishme në planet shpërtheu një sasi masive avulli uji lart në atmosferë.

Sipas zbulimeve të një sateliti të NASA ka të ngjarë që ky shpërthim të ngrohë përkohësisht sipërfaqen e Tokës, sipas CNN.

Shpërthimi dërgoi një shtëllungë të lartë avulli uji në stratosferë, e cila ndodhet midis 8 dhe 33 milje (12 dhe 53 kilometra) mbi sipërfaqen e Tokës. Ose siç e konsideron NASA, ujë i mjaftueshëm për të mbushur 58,000 pishina me përmasa olimpike.

Zbulimi u bë nga instrumenti Microwave Limb Sounder në satelitin Aura (mat avujt e ujit, ozonin dhe gazrat e tjerë atmosferikë) të NASA-s.

Shkencëtarët vlerësojnë se shpërthimi dërgoi 146 teragramë ujë në stratosferë. Një teragram është i barabartë me një trilion gram, dhe në këtë rast, ishte i barabartë me 10% të ujit tashmë të pranishëm në stratosferë.

Shpërthim 4 herë më shumë se sasia e avullit të ujit që arriti në stratosferë pas shpërthimit të malit Pinatubo të vitit 1991 në Filipine.

/rtsh.al/