RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Shpërthimet në Shkodër, kryetari i Bashkisë Spahia: Krimi ka marrë peng qeverinë!

26/03/2022

Shpërthimet në Shkodër, kryetari i Bashkisë Spahia: Krimi ka marrë peng qeverinë!

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia ka dënuar dy sulmet me eksploziv të ndodhur mëngjesin e së shtunës në Shkodër. Në një deklaratë të tij Spahia shprehet se  sulme të tilla rrisin pasigurinë, por Shkodra nuk do i përkulet kurrë krimit. Ai bën thirrje që autorët të vihen para drejtësisë. “Dënoj me forcë aktet kriminale që tronditën Shkodrën mëngjesin e kësaj të shtune. Skena të tilla, kriminale me eksploziv, ndaj banorëve të Shkodrës, jo vetëm dëmtojnë imazhin e këtij qyteti por rrisin frikën dhe pasigurinë e shkodranëve për të jetuar dhe punuar në qytetin e tyre. Ftoj institucionet ligjzbatuese, Policinë dhe Prokurorinë, të zbardhin në mënyrë urgjente këto ngjarje kriminale, që nuk janë të Shkodrës, por të krimit që ka marrë peng qeverinë! Shkodra nuk i përkulet krimit”, shkruan kryetari i Bashkisë së Shkodrës Bardh Spahia.