RTSH 24 Live

Kronika

Shpërthim tritoli në Fier

27/11/2021

Shpërthim tritoli në Fier

Një sasi e konsiderueshme lind plasëse tritol shpërtheu gjatë orëve të vona të së premtes në derën e një apartamenti në Fier, ngjarje nga e cila fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, pasi pronari i banesës ndodhet jashtë vendit.
Është pikërisht ky detaj, i cili ka bërë që Policia të hetojë rreth ngjarjes, duke u nisur nga fakti që pronari nuk ndodhej në banesë, ku ka dyshime se shpërthimi mund të jetë një mesazh për pronarin.
Megjithatë, zyrtarisht policia publikoi të dhënat, sipas të cilave, ngjarja u shënua në lagjen “8 Shkurti” në katin e katërt të një pallati, në afërsi të derës së jashtme të banesës së Asqeri Hyskajt (në të cilën nuk banon njeri pasi ndodhen jashtë shtetit) plasi dhe sasia e vogël e lëndës plasëse.
Për pasojë është dëmtuar dera e kësaj banese dhe fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar te banorët e tjerë të pallatit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Fier po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.