RTSH 24 Live

Kronika

Shpërthen një pus nafte në Ballsh, plagoset punëtori

03/05/2021

Shpërthen një pus nafte në Ballsh, plagoset punëtori

Një 51-vjeçar mbeti i plagosur mëngjesin e sotëm pas një shpërthimi në një stacion pompimi të naftës, që administrohet nga kompania "ANIO".Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Qafa e Kashit. Punëtori i plagosur është identifikuar si Viktor Balla është transportuar në spitalin e Fierit.Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e tij paraqitet e stabilizuar.51-vjeçari ka djegie të shkallës së parë në 40% të trupit ndodhet në sallën e Reanimacionit. "Sot rreth orës 07:30, në vendin e quajtur "Qafa e Kashit", në një firmë private nafte, gjatë procesit të punës, në tubacionin e furnizimit ka marë flakë në sipërfaqe një depo e dekantimit të naftës. Për pasojë ka marë djegie sipërfaqësore një punëtor i kësaj kompanie, shtetasi V. B., rreth 50 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve" njoftoi policia. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.