RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Shpërthen makina e prokurorit, policia merr në mbrojtje familjen

12/03/2021

Shpërthen makina e prokurorit, policia merr në mbrojtje familjen

Policia e Shtetit ka marrë në mbrojtje familjen e e prokurorit Arjan Muça, pak orë pasi makina e tij u hodh në erë. Ngjarja ndodhi tek “Komuna e Parisit” në garazhdet e një kompleksi banimi të enjten. Vetë prokurori ka deklaruar se “nuk ka konflikte me asnjë person”. Por makina tip “Benz” që iu vu eksplozivi, përdorej edhe nga bashkëshortja e tij, Gentjana Muça, gjyqtare pranë Gjykatës Administrative Tiranë. 
“Policia e Shtetit ka marrë në kushte emergjence në mbrojtje familjen Muça. Vendimi do të jetë në fuqi deri në mbledhjen më të parë që do të ketë Këshilli i Lartë i Prokurorisë, i cili do të përcaktoj përmes të gjithë kuadrit ligjor mbrojtjen. Duke qenë se bashkëshortja e Muçës është gjyqtare dhe akoma nuk dihet nëse sasia e lëndës plasëse i është vendosur asaj apo të shoqit, të njëjtën procedur për marrjen në mbrojtje pritet ta bëj edhe KLGJ” njoftoi policia.