RTSH 24 Live

Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në një lokal në Durrës, plagoset pronari

21/09/2021

Shpërthen bombola e gazit në një lokal në Durrës, plagoset pronari

Një shpërthim ka ndodhur në një lokal në Durrës. Policia informon se një bombol ka marrë flakë dhe ka shpërthyer si pasojë e rrjedhjes së gazit. Nga shpërthimi u lënduan pronari e lokalit dhe klientja që ishte aty. Fatmirësisht të dy janë jashtë rrezikut për jetën. Më datë 21.09.2021, rreth orës 14:45,në Kallm, Durrës, dyshohet se si pasojë e rrjedhjes së gazit ka marrë flakë dhe më pas ka shpërthyer një bombol gazi në lokalin e shtetasit M. B. Nga shpërthimi i bombolës së gazit janë lënduar shtetasit M. B., 28 vjeç (pronari i lokalit) dhe  shtetasja M. K., 35 vjeçe, (kliente), të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjeve.