RTSH 24 Live

Sociale

Shpërndarja e naftës pa akcizë, procesi vazhdon normalisht në Lushnje

22/05/2023

Shpërndarja e naftës pa akcizë, procesi vazhdon normalisht në Lushnje

Shpërndarja e naftës pa akcizë për fermerët po vazhdon çdo ditë në Drejtorinë Rajonale të Bujqësisë në Lushnje.

U është lënë kohë për plotësimin e dosjes edhe atyre që kanë patur probleme të vogla në dokumentacion.

Sot në Drejtorinë e Bujqësisë Lushnje, përfituesit e naftës pa akcizë telefonohen përpara se të paraqiten për tërheqjen e kartave të karburantit.

Shpërndarja e naftës falas nga skemat subvensionale nisi javën e parë të muajit maj.

Deri tani kanë përfituar 2 mijë fermerë ndërkohë që presin edhe 20 mijë të tjerë deri në dhjetor të këtij viti të marrin naftën falas.

Gazetar: Norel Zaimi

/RTSH/