Pas gati një viti nën vëzhgim, karabinierët italianë kanë goditur një rrjet të mirëorganizuar shpërndarësish të narkotikëve me prejardhje nga Shqipëria.
Operacioni madhor antidrogë nisi mëngjesin e së martës në provincën e Kuneos, me gati 220 karabinierë të përfshirë në kapjen e 45 të pandehurve të dyshuar për vepra të ndryshme penale, nga shpërndarja te trafikimi i lëndëve narkotike, si edhe kundërvajtje të tjera.
Të pandehurit dyshohet se ishin aktivë prej tre muajsh në qytezat piemonteze Bra dhe Alba, ku shfaqeshin si turistë dhe më pas ktheheshin në vendlindje, në Shqipëri.
Teknika e tyre përfshinte përdorimin e një çifti shqiptar, të cilët fshihnin kavanoza me kokainë në një terren që nuk ishte në pronësinë e tyre. Pagesa prej 80 euro për dozë dakordësohej nëpërmjet aplikacionit WhatsApp. "Kjo është një teknikë që nuk e kam hasur kurrë më parë," tha prokurori i Astit, Biaxho Maxeo (o. Biagio Mazzeo).
Gjatë ndenjes në Itali, rrjeti operonte kryesisht në treg duke shpërndarë kokainë.
Nga 45 personat për të cilët ka urdhër ndalimi, 28 u gjurmuan nga autoritetet (21 ndodhen janë paraburgosur), ndërsa 17 shtetas të tjerë shqiptarë kërkohen nëpër territorin italian, edhe pse dyshohet se mund të jenë rikthyer në Shqipëri.
Gjatë arrestimeve, karabinierët sekuestruan 1,5 kg kokainë, 266 g marijuanë dhe 184 g hashash.
/rtsh.al/