RTSH 24 Live

Aktualitet

Shpallet në kërkim një 50-vjeçar, dyshohet si i implikuar në vrasjen e një personi në vitin 2009

23/06/2024

Shpallet në kërkim një 50-vjeçar, dyshohet si i implikuar në vrasjen e një personi në vitin 2009

Një 50-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia  pasi dyshohet se është implikuar në një vrasje të ndodhur në vitin 2009.

Me anë të një njoftimi zyrtar nga  Drejtoria Vendore e Policisë së Elbasanit është identifikuar shtetasi G.B, banues në Elbasan, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Policia bën me dije se dy muaj më parë u ekstraduar nga Anglia si i përfshirë në vrasje Donald Hoxha.

Shtetasi G. B., dyshohet se në bashkëpunim me shtetasit A. Ll., M. T., F. Sh. (të arrestuar) dhe D. H., (i ekstraduar nga Anglia 2 muaj më parë), kanë vrarë shtetasin R. R., në vitin 2009, në Elbasan.

“Në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe partnerët vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij. Për këtë ngjarje janë arestuar 4 shtetas, njëri prej të cilëve është ekstraduar nga Anglia, 2 muaj më parë. I ekstraduari nga Anglia i lokalizuar falë informacionit që dispononte DVP Elbasan dhe Departamenti i Policisë Kriminalë, si edhe shkëmbimit në kohë të informacionit me autoritetet ligjzbatuese angleze”bëhet e ditur në njoftimin e policisë.

Gjithashtu mësohet se, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Elbasan në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan si rezultat i hetimeve intensive proaktive për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, si edhe identifikimin e shtetasve të përfshirë në to, identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin G. B., 50 vjeç, banues në Elbasan.

“Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Strukturat hetimore të DVP Elbasan në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë intensivisht punën për sigurimin e provave me qëllim zbardhjen.

 

/rtsh.al/