RTSH 24 Live

Ekonomi

Shoqata SHPPAT, Tafaj: Duhet një ligj për mbrojtjen e vlerave profesionale, etike dhe cilësisë

29/09/2022

Shoqata SHPPAT, Tafaj: Duhet një ligj për mbrojtjen e vlerave profesionale, etike dhe cilësisë

Shoqata SHPPAT organizoi Konferencën e dytë për vazhdimin e aksionit për mbrojtjen e vlerave profesionale, etike dhe cilësisë sipas standardeve ligjore që zbatohen në profesionet e mirëqënies dhe artit trupor në vendet e Bashkimit Europian.

Ilir Tafaj, President i SHPPAT theksoi se tashmë një ligj i veçantë i përafruar me standartet e BE është aferaprovimit në vendin tonë.

Përfaqesuesja nga Dhoma e Zejeve Koblenz në Gjermani vuri theksin në domosdoshmërinë e këtij ligji për të rritur standartet, profesionalizmin si dhe për të qenë një treg i konkurueshëm.

Gjatë kësaj konference u diskutuar dhe u nda eksperienca gjermane, italiane dhe situata në Shqipëri me përfaqësues nga Dhoma Kombëtare e Zejtarisë në Shqipëri, Dhoma e Zejeve Koblenz Gjermani, Specialiste bukurie Itali, përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave, përfaqësues të Bashkisë Tiranë, GIZ Albania etj.

/rtsh/