Gjatë një fjalimi në bundestag kancelari Olaf Sholc ( Olaf Scholz) sulmoi ”Alternativën për Gjermaninë” (AfD) , duke akuzuar partinë në rritje të ekstremit të djathtë se punon për “shkatërrimin e qëllimshëm të prosperitetit të Gjermanisë.
“Shumica dërrmuese e qytetarëve e dinë se alternativa e vetëshpallur është në të vërtetë një ekuipazh shkatërrimtar për vendin tonë”, tha Scholz gjatë një debati të përgjithshëm në Bundestag mbi propozimin e buxhetit të qeverisë së tij.
”AfD dëshiron të shpërbëjë Bashkimin Evropian edhe pse prosperiteti i Gjermanisë është i lidhur ngushtë me anëtarësimin e saj në bllok”, theksoi ai.
”Aspirata ime si kancelar është të drejtoj vendin në drejtimin e duhur, të bëj kompromise të guximshme për vendin tonë”, shtoi ai.
“Në këtë mënyrë ne mund të kundërshtojmë ata që duan të përfitojnë politikisht nga skenarët e frikësimit ose rënies”, theksoi Scholz.
Ai pranoi se qeveria e tij e koalicionit trepalësh ka “diskutuar shumë në muajt e fundit”.
/ rtsh.al /