RTSH 24 Live

Rajon

Shkup, nga lëvizja e lirë, tek import-eksportet, memorandumet e firmosur nga Rama, Vuçiç dhe Zaev

29/07/2021

Shkup, nga lëvizja e lirë, tek import-eksportet, memorandumet e firmosur nga Rama, Vuçiç dhe Zaev

Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, gjatë Forumit Rajonal Ekonomik në Shkup të enjten, firmosën 3 memorandume për të ardhmen e vendeve.
Memorandumi i parë konsistonte në bashkëpunimin dhe mbrojtjen nga katastrofat.
Memorandumi i dyti synonte lehtësimin e eksport-importit, mbështetur në gatishmërinë politike të të treja vendeve, për të eliminuar barrierat, për të kontribuar në ecurinë ekonomike dhe për të rritur vëllimin e tregtisë së ndërsjellët.
Memorandumi i tretë ka të bëjë për qarkullimin e lirë të njerëzve dhe lehtësuar procedurat për leje të përkohshme të qëndrimit, u bë e ditur nga  marrëveshjet e firmosura nga tre liderët e Ballkanit.