RTSH 24 Live

Sociale

Shkolla e rilindur “Mervete Peza”, shembull i ambicies për Shqipërinë 2030

12/10/2021

Shkolla e rilindur “Mervete Peza”, shembull i ambicies për Shqipërinë 2030

Një tjetër shkollë e rilindur në kryeqytet ka hapur dyert këtë vit të ri shkollor duke mirëpritur nxënësit në ambiente dhe kushte me standarde bashkëkohore.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm pamje nga shkolla e rilindur “Mervete Peza”,, e cila sipas tij është një shembull i ambicies për Shqipërinë 2030.“Mirëmëngjes dhe me nxënësit që kthehen në një tjetër shkollë të rilindur, shkolla “Mervete Peza” në Tiranë, sot një tjetër shembull i ambicies sonë për Shqipërinë 2030, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan zoti Rama.
Viti i ri shkollor 2021-2022 do mbahet mend si viti ku në Tiranë u ndërtuan më shumë shkolla se asnjëherë tjetër më parë. Vetëm në fillim, janë hapur 2 kopshte dhe 10 shkolla që do u shërbejnë edhe banorëve të zonave si qendra komunitare pas zhvillimit të mësimit.