RTSH 24 Live

Sociale

Shkodra pret turistë të shumtë, kryeqendra e Veriut kthehet në atraksion botëror

09/07/2024

Shkodra pret turistë të shumtë, kryeqendra e Veriut kthehet në atraksion botëror

Janë nga shtete të ndryshme, të përbashkët kanë dëshirën për të eksploruar jo vetëm malin dhe detin por edhe vetë qytetin. Mes tyre duket se atraksion i padiskutueshëm mbetet Kalaja e Rozafës.

 “Jam nga Serbia është hera e parë që vij ne Shkodër dhe më pëlqen shumë, kam vizituar kalanë e Rozafës, do ia rekomandoj  dhe miqve të vijnë”, tha turisja.

“Vij nga Italia, është hera ime e parë dhe është shumë bukur, kemi qenë në Tiranë, në tale dhe pastaj kemi ardhur ne Shkodër, do shkoj në plazh. Shkodrën ma ka rekomanduar një mik i imi Shqiptar ne Itali”, u shpreh turisti.

Është hera e parë që vij dhe po bëjmë gjiro ne Shkodër, njerëzit janë shumë të dashur, madje më të dashur se ato të Italisë, ushqimi është shumë i mire, kam provuar ushqime tradicional”,

Vij nga shtetet e bashkuara, është hera e parë në Shkodër dhe më pëlqen shumë”, tha një tjetër turiste.

Për specialistët e turizmit, ky është viti më i mirë turistik në kryeqendrën e veriut e cila pritet të vizitohet nga 1 milion turistë.

Gazetare: Merisa  Gjoni

/rtsh.al/