RTSH 24 Live

Kulturë

Shkodër, përmbyllet edicioni i 59 i festivalit. Marina Daka merr çmimin e parë me këngën “Princesha e babait”

04/07/2021

Shkodër, përmbyllet edicioni i 59 i festivalit. Marina Daka merr çmimin e parë me këngën “Princesha e babait”

Në Shkodër u përmbyll me sukses edicioni i 59 i festivalit mbarëkombëtar për femijë. Marina Daka nga Fieri me këngën “Princesha e babit” mori çmimin e parë.
Me tekst dhe muzike të  Eriona Rushitit dhe orkestrim të Enis Mullajit, kënga arriti të triumfonte mes 18 këngëve që u kënduan.Vogëlushja cmimin ia dedikoi babait të saj.
Shkodra pas kurorëzimit me sukses të këtij edicioni po përgatiti për një vit jubilar, atë të 60 vjetorit. Drejtori i festivalit Kujtim Alija tha se ky rrugëtim meriton që të ketë një përvjetor sic i takon.
Me çmimin e dytë u vlerësua kënga “Vetminë askush se duron”, kënduar nga Uarda Dibra ndërsa me çmimin e tretë “Fal dashuri” e kënduar nga Sibora Teqja. Mes emocioneve të bukura ishte edhe surpriza që iu bë drejtorit të festivalit Kujtim Alija i cili disa ditë më parë festoi 60 vjetorin duke i risjellë të vetmen këngë që ai kompozoi vite më parë.
Radio televizioni shqiptar edhe këtë vit ishte mbështetje e festivalit duke marrë kështu të patentën e transmetimit të 2 netëve.