RTSH 24 Live

Film

Shkodër, përmbyllet edicioni i 5-të i “Ekranit të Artit”

05/06/2022

Shkodër, përmbyllet edicioni i 5-të i “Ekranit të Artit”

“La Macchina delle Immagini di Afredo C” një film me regji të Roland Sejkos ka përmbyllur aktivitetet e edicionit të 5-të të “Ekranit të Artit” në Shkodër.

Nata përmbyllëse është mbajtur në tempullin e artit dhe të kulturës në Teatrin Migjeni, ku të pranishmit kanë ndjekur filmit e regjisorit Roland Sejko. Një film që sjell hisotorinë e vertetë të një operatorit të insitutit Luce ne Shqipëri, i cili befas ndodhet në Shqipëri dhe kthehet në operator të regjimit komunist. Sa i takon këtij prezantimi, Sejko shprehet se është një nder i madh që filmi i tij shfaqet në këtë përvjetor të Ekranit të Artit.

Hetimi i imazheve arkivore dhe fuqia e tyre dokumentare dhe njëkohësisht imagjinative është në qendër të punës së tij, e cila matet veçanërisht me marrëdhëniet midis dy vendeve, Shqipërisë dhe Italisë, nga të cilat Sejko përpiqet t'i tregojë mirë luginat historike, të njohura dhe më pak të njohura, në një ndërthurje personale dhe politike, realiteti dhe trillimi.

 

/rtsh/