RTSH 24 Live

Ekonomi

Shkodër, intensifikohet sezoni turistik

24/05/2023

Shkodër, intensifikohet sezoni turistik

Sezoni turistik, duket se ka nisur më herët për Shkodrën.  Në rrugët e  qytetit shihen shumë vizitorë, mes tyre të huaj. 
Marsida Tafilica specialiste e zyrës se informacionit turistik në Shkodër thotë se turistët preferojnë zonat malore dhe monumentet e kulturës në qytet.
Në hartën e turizmit shqiptar, Shkodra konsiderohet si kryeqendra nga mund të nisë udhëtimi për të vizituar veriperëndimin e Shqipërisë. 
Brenda qytetit ka disa vende historike për tu vizituar që nga kalaja e lashtë, muze, kisha, shtëpi historike, monumente kulti, institucione të kulturës etj. 
Ndërsa në natyrë vizitorët mund të zgjedhin Shirokën, Velipojën, ishullin e Franc Josefit, Lezhën, Shëngjinin, Kune Vain. 
Gjatë viteve të fundit pikat kryesore më të frekuentuar mbeten ato në zonën malore të famshme të Vermoshit, Lëpushës, Thethit etj.
Rezervimet e hoteleve apo bujtinave janë rritur ndjeshëm.

 

/ RTSH /