RTSH 24 Live

Aktualitet

Shkodër- Gjendet i vrarë me armë zjarri një 20-vjeçar

7 orë para

Shkodër- Gjendet i vrarë me armë zjarri një 20-vjeçar

Një 20-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri në Shkodër këtë të enjte (27 shkurt). Ngjarja është regjistruar në fshatin Guci e Re, ku i riu u gjet pa shenja jete rreth orës 14:50. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe shërbimet e policisë dhe he grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë.

Nuk bëhen me dije më shumë detaje mbi ngjarjen, teksa policia njofton se është ngritur një Grup i posaçëm hetimor që po punon për sqarimin e rrethanave.

/rtsh.al/