RTSH 24 Live

Lifestyle

Shkencëtarët zhvillojnë teknikën IVF që u lejon prindërve të zgjedhin seksin e foshnjave të tyre

23/03/2023

Shkencëtarët zhvillojnë teknikën IVF që u lejon prindërve të zgjedhin seksin e foshnjave të tyre

Studiuesit kanë zhvilluar një teknikë të re që duket të jetë e sigurt dhe rreth 80 për qind efektive në zgjedhjen e gjinisë se bebeve.

Porfesor Gianpiero Palermo nga Weill Cornell Medicine në New York City , thotë se teknika është "jashtëzakonisht e sigurt dhe efikase".

Por çështja e përzgjedhjes së seksit ende ngre shqetësime serioze etike dhe përzgjedhja e embrioneve në bazë të seksit, pa arsye siç janë sëmundjet është e paligjshme në shumë vende.

Ndërsa përdorimi i kësaj teknologjie për të zgjedhur gjininë e një fëmije nuk është i paligjshëm në Amerikë, përdorimi i saj mbetet shumë i diskutueshëm.

Aktualisht, çiftet që kërkojnë shtatzëni përmes IVF zakonisht do t'i nënshtrohen procesit të diagnozës gjenetike para implantimit (PGD).

Ky proces skanon embrionin e fekonduar për çrregullime gjenetike kur ai është në fazat e tij më të hershme. Gjithashtu mund t'u tregojë prindërve gjininë e fëmijës së tyre.

Ai u mundëson prindërve të marrin informacion rreth embrionit përpara se ai të implantohet. Ekspertët thonë se PGD është rreth 99 për qind e saktë.

/rtsh.al/