RTSH 24 Live

Kuriozitete

Shkencëtarët shpikin këmishën për personat që kanë probleme me zemrën

19/03/2022

Shkencëtarët shpikin këmishën për personat që kanë probleme me zemrën

Skencëtarët kanë krijuar një “pëlhurë akustike” e cila mund të zbulojë rrahjet e zemrës suaj.

Sipas mediave të huaja, pëlhura funksionon në mënyrë të ngjashme me një mikrofon, “duke shndërruar tingullin fillimisht në dridhje mekanike, pastaj në sinjale elektrike, pra me mënyrën se si dëgjojnë veshët tanë”.

Kjo pëlhurë është e aftë të zbulojë të gjitha llojet e tingujve, si për shembull kolla, zhurmat e makinave në trafik të rënduar, apo edhe rrahjet e zemrës së një personi.

The acoustic fabric can detect your heartbeat. Credit: Greg Hren/MIT