RTSH 24 Live

Botë

Shkëmbimi i të burgosurve, SHBA dhe Rusia gati për bisedime

05/08/2022

Shkëmbimi i të burgosurve, SHBA dhe Rusia gati për bisedime

Një ditë pasi ylli i basketbollit Brittney Griner u dënua për kontrabandë droge dhe u dënua me nëntë vjet burg për transportimin e më pak se një gram vaj kanabisi në një aeroport të Moskës, SHBA dhe Rusia do të zhvillojnë bisedime për një shkëmbim të të burgosurve.

Lajmin e ka bërë me dije Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov i cili ka deklaruar se Kremlini është i gatshëm të diskutojë këtë temë, por brenda kornizës së kanalit që është rënë dakord nga presidentët, raporton CNN.

"Ekziston një kanal i specifikuar për të cilin është rënë dakord Presidenti rus Vladimir Putin dhe Presidenti i SHBA Joe Biden, dhe pavarësisht se çfarë thotë dikush publikisht, ky kanal do të mbetet në fuqi," tha Lavrov.

Pak më vonë, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken deklaroi se SHBA do të "ndjekin" bisedimet me Rusinë.

"Ne parashtruam, siç e dini, një propozim thelbësor për të cilin Rusia duhet të angazhohet me ne. Dhe ajo që Ministri i Jashtëm Lavrov tha këtë mëngjes dhe tha publikisht është se ata janë të përgatitur të angazhohen përmes kanaleve që ne kemi krijuar për ta bërë këtë. Dhe. ne do ta ndjekim atë," u tha Blinken.

/rtsh.al/