RTSH 24 Live

Kronika

Shkeli orën policore, gjobë 10 milionë lekë pronarit të lokalit në Durrës

23/02/2021

Shkeli orën policore, gjobë 10 milionë lekë pronarit të lokalit në Durrës

Pronari i një lokali në Durrës u gjobit me 10 milionë lekë të vjetër. Policia njoftoi se ai nuk ka zbatuar masat anti-COVID. Ai vijonte punën, edhe pas orës 20.00, që është caktuar për mbyllje.
"Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, pronarin e një subjekti në lagjen nr. 3, Durrës, shtetasin Xh. T., pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke ushtruar aktivitet pas orarit të përcaktuar për mbyllje" thuhet në njoftimin e policisë.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë pronarët dhe administratorët që të respektojnë me korrektësi masat anticovid, për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit nga virusi dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital, cilindo që nuk respekton këto masa kufizuese duke u kthyer burim rreziku për qytetarët.