RTSH 24 Live

Kronika

Shkatërrohet banda shqiptare e kultivimit të kanabisit në Spanjë, 14 të arrestuar

10/07/2022

Shkatërrohet banda shqiptare e kultivimit të kanabisit në Spanjë, 14 të arrestuar

Autoritetet spanjolle kanë shkatërruar bandën shqiptare të kultivimit të kanabisit, duke vënë në pranga 14 persona.

 Shqiptarët e arrestuar, emrat e të cilëve nuk bëhen me dije, janë të moshës 20 deri në 15-vjeç, ndërsa kishin shndërruar në “shtëpi bari” 6 ndërtesa në zonën e Camp de Tarragona, duke kultivuar kanabis nëpërmjet llambave elektrike.

Drejtuesit e grupit merrnin bashkatdhetar  nga Shqipëria për t’u kujdesur për bimët e kanabisit. Në total u sekuestruan 2600 bimë kanabisi, 54 kilogramë fara dhe 21 mijë euro cash./ elperiodico.com

/rtsh.al/