RTSH 24 Live

Rajon

Shkatërrohet banda e trafikut të kokainës në Ballkan

28/09/2021

Shkatërrohet banda e trafikut të kokainës në Ballkan

Një operacion ndërkombëtar, kundër trafikut të kokainës ka çuar në arrestimin e 61 personave.

Europol bën me dije se policia nga tetë vende evropiane ka shkatërruar një organizatë kriminale ballkanike, e cila dyshohet se drejton rrjetin më të madh të shpërndarjes së kokainës në kontinent.

Mësohet se në kuadër të operacioni janë sekuestruar 2.6 ton drogë, 324 kilogramë marijuanë,  612 mijë euro para të gatshme, nëntë automjete luksoze dhe pesë motoçikleta. 

Organizata kriminale kishte degë aktive në disa vende evropiane dhe përbëhej kryesisht nga kriminelë nga Serbia, Kroacia, Mali i Zi dhe Sllovenia.

Europol, agjencia policore e Bashkimit Evropian, tha se karteli krijoi një “tubacion kokaine” nga Amerika e Jugut në Spanjë dhe vende të tjera evropiane.

“Grupi, i cili përmbyti Evropën me kokainë, u sulmua pas një operacioni të paparë të zbatimit të ligjit ndërkombëtar”, ka thënë Europol në një deklaratë.