RTSH 24 Live

Politikë

Shkarkimi i Nikollës do votohet në seancë plenare

08/02/2023

Shkarkimi i Nikollës do votohet në seancë plenare

Këshilli i Legjislacionit në parlamentin shqiptar ka shqyrtuar të mërkurën në një seancë me dyer të mbyllura, kërkesën e disa deputetëve të opozitës për shkarkimin e Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla. 
Kërkesa e deputetëve demokratë vjen me arsyetimin se kryeparlamentarja ka shkelur rregulloren e Kuvendit për të mbrojtur politikisht Edi Ramën. 
Kërkesa e deputetëve demokratë do të kalojë për votim në seancë parlamentare të së enjtes. 

/ rtsh.al /