RTSH 24 Live

Politikë

Shkarkimi i Flamur Nokës, Basha: Nuk lejojmë që ta kthejnë PD në një bunker për interesa personale!

12/10/2021

Shkarkimi i Flamur Nokës, Basha: Nuk lejojmë që ta kthejnë PD në një bunker për interesa personale!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur për herë të parë për shkarkimin e Flamur Nokës nga funksioni i nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë. Në një prononcim për mediat, lideri demokrat tha se nuk do të lejojë që të mbeten peng i axhendave personale që kërkojnë ta kthejnë PD-në në një bunker për interesa personale të kujtdo qofshin këto. “Zoti Noka i kam komunikuar shkarkimin e tij nga detyra si nënkryetar i komisionit të sigurisë. Nuk e kam përjashtuar por e kam paralajmëruar. Nuk mundet që PD që ka kundërshtar dhe armik, armikun e shqiptarëve Edi Ramën dhe regjimin e tij të mbahet peng nga sajesa, shpifje dhe keqinformime që na devijojnë nga detyra jonë kryesore si opozitë që është lufta ndaj këtij regjimi me të gjitha format dhe mënyrat. Ne kemi lançuar iniciativa të shumta opozita dhe do të lançojmë të tjera, për të zhbërë dhe gërryer themelet e regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe nuk mund të mbetemi peng i axhendave personale që kërkojnë ta kthejnë PD në një bunker për interesa personale”, tha me tone të ashpra kreu i PD-së.