RTSH 24 Live

Aktualitet

Shkarkimi i Elisabeta Imerajt/ Arens Çela dhe Kreshnik Ajazi, dy kandidatët për kreun e prokurorisë Tiranë

19/05/2022

Shkarkimi i Elisabeta Imerajt/ Arens Çela dhe Kreshnik Ajazi, dy kandidatët për kreun e prokurorisë Tiranë
Kreshnik Ajazi dhe Arens Çela

Kreshnik Ajazi dhe Arens Çela janë dy kandidatët, të cilët do garojnë për drejtimin e prokurorisë së Tiranës, pas shkarkimit nga vettingu të Elisabeta Imerajt.

Kreshnik Ajazi aktualisht është drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit, ndërsa Arens Çela është drejtuesi i përkohshëm deri i Prokurorisë Tiranë deri në zgjedhjen e kreut të ri.

Vendi vakant për kreun e Prokurorisë së Tiranës erdhi pas shkarkimit të Elisabeta Imerajt nga KPA, e cila pati probleme me justifikimin e pasurisë.

/rtsh.al/