RTSH 24 Live

Lifestyle

Shkaqet dhe simptomat e sulmeve të panikut

24/01/2023

Shkaqet dhe simptomat e sulmeve të panikut

Çrregullimi i panikut karakterizohet nga episode të papritura të frikës intensive, të njohura si sulme paniku, që mund të shkaktojnë simptoma fizike.

Çrregullimi i panikut është një gjendje e shëndetit mendor që shkakton periudha të papritura dhe të përsëritura të frikës ekstreme që mund të zgjasin për disa minuta ose edhe më gjatë. Këto episode quhen sulme paniku. Sulmet karakterizohen nga ndjenja të shtuara të fatkeqësisë ose të humbjes së kontrollit, edhe kur nuk ka kërcënim të menjëhershëm.

Frika mund të kufizohet në një rrethanë specifike, kjo mund të çojë në shmangien e situatës, sipas Shoqatës Amerikane të Psikologjisë. Ndërsa çrregullimi përparon, personi fillon të ketë frikë jo vetëm nga situata, por edhe nga mundësia për të pasur një atak dhe tërhiqet nga shumë aktivitete të përditshme.

Ekziston një lidhje midis sulmeve të panikut dhe agorafobisë. Njerëzit që vuajnë nga agorafobia zakonisht shmangin vendet publike, të tilla si transporti publik ose qendrat tregtare, ku mendojnë se mund të jenë të bllokuar, sipas Shoqatës së Ankthit dhe Depresionit të Amerikës. Rreth një në tre persona me çrregullim paniku zhvillojnë gjithashtu agorafobi.

Njerëzit me çrregullim paniku kanë frikë nga një atak tjetër dhe shpesh shmangin situatat dhe vendet në të cilat kanë ndodhur sulmet e mëparshme.

/rtsh.al/