RTSH 24 Live

Kuriozitete

Shitet në ankand letra me formulën e famshme, e shkruar nga Ajnshtajni

31/05/2021

Shitet në ankand letra me formulën e famshme, e shkruar nga Ajnshtajni

Një letër e shkruar nga dora e shkencëtarit Albert Ajnshtajn, në të cilën është edhe formula e tij e famshme – E=mc2 -, është shitur për 1.2 milion dollarë në ankand.

Kjo letër është në mesin e vetëm katër dokumenteve të njohura që e përmbajnë formulën dhe dorëshkrimin e Ajnshtajnit dhe e vetmja që ndodhet në një koleksion privat, sipas shtëpisë së ankandeve “RR Auction”.