RTSH 24 Live

Muzikë

Shikueshmëria e Sanremo 2023, arrin në 10.7 milionë, Nata e Parë kap shifrën rekord që nga viti 1995

08/02/2023

Shikueshmëria e Sanremo 2023, arrin në 10.7 milionë, Nata e Parë kap shifrën rekord që nga viti 1995

Ishin 10 milionë e 757 mijë shikues, baraz me 62.4%, shikuesit që ndoqën mbrëmjen e parë të festivalit Sanremo 2023 në Rai1. Vitin e kaluar, mbrëmja e parë e festivalit u ndoq nga mesatarisht 10,911,000 spektatorë, e barabartë me një përqindje prej 54,7%.

Është një figurë e jashtëzakonshme që nuk është parë prej më shumë se 25 vitesh dhe ndër më të lartat në të gjithë historinë e Festivalit të Sanremos”, komentoi CEO i Rai, Carlo Fuortes, i cili falënderoi Presidentin e Republikës, Sergio Mattarella dhe Roberto Benigni.  Por nuk mbetën më pas dhe polemikat për shpërthimin e Blancos, i cili shkatërroi lulet në skenë.

Pesë netët e Festivalit të Sanremo-s 2023 do të transmetohen ekskluzivisht në RTSH 1, RTSH Muzikë dhe RADIO TIRANA 1.

/rtsh.al/