RTSH 24 Live

Aktualitet

Shifra dramatike në Greqi, 104 të vdekur nga covid, rekord të intubuarish

15/04/2021

Shifra dramatike në Greqi, 104 të vdekur nga covid, rekord të intubuarish

Greqia ka regjistruar shifra dramatike të vdekjeve nga covid19 në 24 orët e fundit. Sipas autoriteteve shëndetësore, 104 persona kanë humbur jetën 24 orët e fundit, duke e çuar në 9 239 numrin total të viktimave. Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik konfirmoi sot 3.833 raste të reja me Covid-19, duke e çuar në  total në 308,006 numrin e infeksioneve. Ndërsa u vendos një rekord i ri negativ, ku u regjistruan 819 pacientë të intubuar.

Ditët e fundit përveç presionit që përballon sistemi spitalor në Athinë, vërehet se edhe në Selanik numri i të shtruarve në spitale dhe në dhomat e terapisë intensive po rritet jashtëzakonisht duke shkuar pranë gjendjes alarmante të nëntorit dhe dhjetorit të kaluar.