RTSH 24 Live

Kronika

Sherri tek “Çajupi”, pezullohen nga detyra dy mësueset e përfshira në konflikt

12/10/2021

Sherri tek “Çajupi”, pezullohen nga detyra dy mësueset e përfshira në konflikt

Dy mësueset e përfshira në konfliktin e ditës së djeshme pranë shkollës jane pezulluar nga detura .Menjëherë pasi  u konfirmu zyrtarisht nga organet kompetente përfshirja e dy mësueseve të shkollës së mesme “Andon Zako Cajupi” në ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme jashtë ambienteve të shkollës, Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar Tiranë ka kërkuar nga Institucioni Arsimor mbledhjen urgjente të komisionit të etikës për vlerësimin e rastit në fjalë.

Në njoftimin e saj publik Zyra Arsimore ka theksuar se  çdo punonjës arsimor i cili përfshihet në ngjarje që cënojnë integritetin e profesionit, apo figurën e lartë të mësuesit, institucionet tona do të veprojnë pa asnjë tolerim, duke u mbështetur në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi".

Ndërkohë sipas njoftimit të policisë për ngjarjen  janë vënë  në pranga 1 shtetas, janë  proceduar penalisht 5 shtetas ndërsa është shpallur në kërkim 1 tjetër shtetas i përfshirë në  ngjarje.