RTSH 24 Live

Politikë

Sherri/ Saraçi: SPAK i dha tender Vilma Nushit. Muça: Mos ngatërro shëndetësinë me Dumanin

10/12/2024

Sherri/ Saraçi: SPAK i dha tender Vilma Nushit. Muça: Mos ngatërro shëndetësinë me Dumanin

Gazetarët Flogert Muça dhe Romir Saraçi janë përfshirë në një debat në studion e emisionit “3D” në RTSH, teksa po diskutohej rreth dekoratës që DASH i dha kreut të SPAK, Altin Dumani si kampion të luftës kundër korrupsionit.

Muça e konsideroi si shumë të rëndësishëm këtë vlerësim për Dumanin, teksa theksoi se SPAK ka nevojë edhe për më shumë mbështetje. Nga ana tjetër, gazetari Saraçi akuzoi SPAK se i ka dhënë një tender me vlerë 140 mln lekë Vilma Nushit, ditën që Dumani mori dekoratën nga DASH.

Debati:

Muça: SPAK është në sprintin final dhe këtu ka dalë çfarë kishte për dalë dhe ky është momenti i pastrimit dhe SPAK ka nevojë për mbështetje sepse narrativa e politikës dhe krimit është çdo ditë më e ashpër ndaj tyre.

Saraçi: Ditën që Dumani është në SHBA për të marrë dekoratën si kampion antikorrupsioni, SPAK ka zhvilluar një tender me vlerë 140 mln lekë dhe e dini kush e ka fituar? Një Vilma Nushi. Ky personazh dhe kompanitë e saj kanë 4 vjet dosje që zvarriten në SPAK

Muça: Duhet të japi dorëheqjen Dumani

Saraçi: Lëre ironinë me mua

Muça: Këtë po thua ti pra

Saraçi: Po patjetër që do dorëhiqet në momentin që të janë marrë 50 mln lekë në sistemin e shëndetësisë dhe nuk ke një përgjigje. Është shpallje publike tenderi, e ka fituar. Ky subjekti duhet të ishte e pandehur, në 4 vite Dumani duhej të na kishte dhënë një përgjigje nëse ka bërë apo jo aferë korruptive.

Muça: Pra DASH është mbledhur për të mbuluar tenderin e Dumanit. Pse indinjohesh? Qetësohu

Saraçi: Unë e kam hallin më të madh se kati i tetë, se atje në spital përplasem çdo ditë e çdo javë unë

Muça: Futu populizmit vëlla dhe jepi drejtim, por mos ngatërro shëndetësinë me Dumanin

/rtsh.al/