RTSH 24 Live

Kronika

Sherr mes dy personave në Durrës, plagoset me çifte 28-vjeçari

03/01/2023

Sherr mes dy personave në Durrës, plagoset me çifte 28-vjeçari

Një 28-vjeçar ka mbetur i plagosur paraditen e kësaj të marte në Sukth të Durrësit, si pasojë e një konflikti. Nëpërmjet një njoftimi për mediat, Policia bën me dije se ngjarja u regjistrua rreth orës 09:40, në vendin e quajtur “Kthesa e Ariut”, ku pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. H. ka plagosur me armë gjahu (çifte), shtetasin L. P., 28 vjeç.

I riu është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa Policia ka arrestuar pas 1 orë ndjekje autorin.

Më datë 03.01.2023, rreth orës 09:40, në vendin e quajtur “Kthesa e Ariut”, Sukth, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. H. ka plagosur me armë gjahu (çifte), shtetasin L. P., 28 vjeç, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon veprimet në vendngjarje, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjore të kësaj ngjarjeje”, njofton policia.

/rtsh.al/