RTSH 24 Live

Kronika

Sherr dhe të shtëna me armë, ngjarja ndodhi në afërsi të shkollës "A.Z. Çajupi" në kryeqytet

11/10/2021

Sherr dhe të  shtëna me armë, ngjarja ndodhi në afërsi të shkollës  "A.Z. Çajupi" në kryeqytet

Disa persona janë konfliktuar me sende të forta në afërsi të shkollës “Çajupi” në Tiranë paraditen e kësaj të hëne. Katër persona dyshohet se kanë mbetur të lënduar nga përplasja. Ndërkohë, raportohet se njeri prej personave të përfshirë në konflikt ka qëlluar edhe me armë zjarri. Uniformat blu shkuan në vendngjarje dhe sekuestruan armën e zjarrit, ndërsa janë shoqëruar dy persona.