RTSH 24 Live

Sociale

Shërbimet dimërore në pemtore, një ndër proceset më të rëndësishme është plehrimi

19/11/2023

Shërbimet dimërore në pemtore, një ndër proceset më të rëndësishme është plehrimi

Fermerët e zonës së Korçës kanë vjelë tashmë prodhimin nga pemtoret me mollë dhe kanë nisur trajtimet dimërore në to.

Një ndër proceset më të rëndësishme që duhen të kryhen për të pasur një prodhim të mbarë, është plehrimi bën me dije Specialisti i sektorit të pemtarisë në Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore, Nevjon Telha.

Telha këshillon fermerët që të marrin masa edhe për ruajtjen e sistemit anti-breshër.

“Fermerët që kanë sistemin e rrjetave antibreshër duhet që t’i mbledhin pasi mund të kemi praninë e reshjeve të dëborës në këtë periudhë”, shprehet Telha

Për t’iu ardhur në ndihmë fermerëve, specialisti Telha i këshillon të kryejnë takime me ta, për t’iu dhënë një informacion më të detajuar mbi shërbimet që kryhen gjatë këtij sezoni në pemtore.

/RTSH/